E gjithë bota është në panik nga përhapja e koronavirusit.

Ky virus vdekjeprurës ka mbërritur në Evropë, ndërsa shteti më i goditur i kontinetit është Italia. Por pavarësisht kësaj, një reper nga Kosova ditë më parë ka udhëtuar drejt Italisë për shkak të koncertit.

Reperi Gjiko, me të mbërritur në aeroportin e Milanosë, i është nënshtruar kontrollit mjekësor për koronavirusin, shkruan Magazina.al

Në pamjet e siguruara shihet momenti kur mjeku në aeroporti e kontrollon reperin kosovar para se të hy në Itali.