Teatri Kombëtar në Shqipëri është shembur në orët e para të ditës së sotme.

Rreth orës 04:30, fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks.

Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë janë shoqëruar në komisariat, ndërsa aktualisht protestuesit po përplasen me policinë në shesh.