Momenti kur Edona Zhegrova e “ngreh zhag” tërë mbrojten sllovene

Kosova është duke barazuar 0-0 me Slloveninë në stadiumin “Stožice Sports Park”.

‘Dardanët’ po luajnë sfidën e para fundit në Grupin 3 të Ligës C në Nations League dhe për ta është jetike që sonte të merret një pikë.

Sido që të jetë, Edon Zhagrova, që u kritikua pas ndeshjes miqësore me Shqipërinë, e ka nisur titullar këtë takim.

Nuk ka asnjë dyshim që ka një të majtë magjike, por gjithashtu që kohë pas kohe është edhe egoist.

Gjatë ndeshjes me Slloveninë, në pjesën e parë, ai bëri disa lëvizje magjike, por në fund u tregua vetjak dhe më së miri këtë e tregon edhe reagimi i Bernard Berishës.