Lideri i demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq, sapo u arrestua në shëtitoren e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës e rajonit të Veriut.

Spekulohet se ndoshta ka të bëjë me ardhjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan Ballkani.info.

Gjatë asaj kohe, Kurti ishte në një restorant të shpejtë të hapur së fundmi në fund të shëtitores së Mitrovicës. Me të janë edhe kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, si dhe ministri i Kosovës për Administrimin e Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi.

Të dy paraprakisht kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e një nënstacioni tjetër të Policisë së Kosovës në Leshak të Leposaviqit.

Në qendër të qytetit janë forca të mëdha të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe njësitë speciale me autoblinda.

Treshja nga Prishtina u nis nga ky restorant drejt objektit të mbyllur së fundmi ku funksiononin institucionet serbe në Mëhallën e Boshnjakëve.

Kurti ka paralajmëruar projektin e ndërtimit të parkut pranë këtij objekti, e më pas ka shkuar në një takim me Erden Atiqin në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës Veriore. /Ballkani.info/