Kriptomonedha

Momenti ideal, 3 arsye pse duhet të investojmë në kriptomonedha gjatë 2022

2021 ka qenë një  vit i paqëndrueshëm për kriptovalutat, me çmimet që kanë arritur nivele rekord, si dhe ulje të për monedhat virtuale. Ndërsa çmimet kanë shënuar rënie gjatë javëve të fundit, ky mund të jetë  një moment i duhur për të investuar, shkruajnë mediat e huaja

Aktulisht, çmimi i Bitcoin është rreth 20,000 dollarë – një rënie rekord nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave  prej 70,000 dollarësh në nëntor 2021. Tani mund të jetë momenti më i mirë për të investuar por jo për të gjithë.  Ndërsa ka disa arsye për të marrë në konsideratë blerjen e kriptomonedhave tani, ka gjithashtu një arsye të mirë për mos ta bërë diçka të tillë.

3 arsyet pse duhet të investojmë

  1. Kriptomonedhat janë më të dobishme se kurrë në botën reale 

Në të kaluarën, çmimet e kriptomonedhave bazoheshin vetëm në spekulime. Kriptomonedhat në vetvete nuk përdoreshin për blerje reale dhe investitorët i blenë  vetëm sepse besonin se kishin potencial. Megjithatë, kjo ka filluar të ndryshojë, pasi kriptovalutat kryesore si Bitcoin dhe Ethereum  janë pjesë e shërbimeve të jetës reale, raporton abcnews.al

Bitcoin po përdoret si një formë pagese, për shembull,  gjatë kohëve të fundit u bë një monedhë me kurs ligjor në El Salvador. Ethereum gjithashtu ka fituar vëmëndje veçanërisht kur bëhet fjalë për financat e decentralizuara (DeFi) dhe NFT.

NFT-të ishin një nga fjalët më të përdorura  të vitit 2021 dhe për shkak se shumica e tyre janë pjesë e bllokut të Ethereum. DeFi gjithashtu ka lulëzuar gjatë vitit të kaluar. Aktualisht, janë investuar rreth 94 miliardë dollarë në projektet DeFi, nga rreth 31 miliardë dollarë një vit më parë.

Ethereum pritet të jetë pjesë e projekteve më të mëdha të DeFi, kështu që sa më shumë të zgjerohet si sektor, aq më shumë mund të rritet edhe vlera e  Ethereum.

  1. Kriptovalutat kryesore po bëhen më të fuqishme

Ndërsa vlera e kriptovalutave të reja po rritet  çdo ditë, lojtarët kryesorë në industri po bëhen më të fuqishëm. Për shembull, kriptomonedhat janë kritikuar se kanë qenë të dëmshme për mjedisin.

Megjithatë, disa kriptovaluta pritet të përditësohen për të zgjidhur këto probleme. Ethereum, për shembull, aktualisht do të kalojë në fazën e Ethereum 2.0. Kjo jo vetëm që do ta bëjë atë më të shpejtë dhe më të përballueshëm për t’u përdorur, por gjithashtu do të kërkojë rreth 99,95% më pak energji.

Cardano pritet gjithashtu të  modifikohet.  Hydra ose në fund të këtij viti ose në fillim të 2023,  që do të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e transaksionit.

  1. Kriptomonedhat më të vlefshme

Një nga aspektet më sfiduese të investimit në kriptomonedha është zgjedhja e investimeve të duhura për ju. Ka mijëra kriptovaluta të ndryshme dhe jo të gjitha janë investime të zgjuara.

Megjithatë, liderët e hapësirës së kriptomonedhave tashmë dihen. Ato përfshijnë  Bitcoin, Ethereum, Cardano dhe Solana. Edhe pse nuk e dimë ende suksesin e këtyre kriptomonedhave,  secila prej tyre ka pika unike që i bëjnë ato më të forta se shumë kriptomonedha të tjera, raporton abcnews.al

Pse duhet të shmangim investimin në kriptomonedha?

Pavarësisht popullarizimit, nuk është investimi i duhur për të gjithë. Arsyeja  është sepse është e rrezikshme. Kriptomonedhat janë bërë më të përhapura dhe kriptovalutat kryesore përdorën  më shumë në botën reale sesa janë përdorur në të kaluarën.

Megjithatë, kriptomonedhat në përgjithësi janë ende të paqarta. Është ende e pasigurt nëse do të miratohet ndonjeherë gjerësisht, dhe disa skeptikë besojnë se jemi në një flluskë që do të shpërthejë. E vërteta është se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me kriptomonedhat.  Mund të ndryshojë potencialisht botën, por gjithashtu mund të pësojë humbje kolosale, raporton abcnews.al

Nëse jeni një investitor që nuk dëshironi të rrezikoni, duhet të shmangni investimin në kriptomonedha për momentin. Së paku, investoni vetëm shumta të vogla. Ndërsa është një investim i rrezikshëm, ai gjithashtu ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje.

Nuk do të jetë investimi më i mirë për të gjithë, por nëse jeni të gatshëm të merrni përsipër rrezikun, atëherë ky është investimi i duhur për ju.

A duhet të investoni 1000 dollarë në Bitcoin në këto momente ?

Sipas analistëve, në 10 aksionet më të mira që investitorët mund të blinin tani, Bitcoin nuk ishte pjesë e tyre.

Por cilat janë?

Abcnews.al sjell 4 kriptomonedhat që mund të jenë një alternativë e mirë investimi momentalisht, megjithatë çdokush duhet të bëjë kërkimet dhe planin personal të investimit:

Ethereum

Historikisht ka qenë vetëm pas Bitcoinit, por 2022 mund të jetë viti që Ethereum të fillojë një rritje të vrullshme.

Ethereum dominon transaksionet financiare dhe pagesat në të gjithë sektorët, si dhe siguron infrastrukturën për pjesën më të madhe të protokolleve DeFi.

Ajo përbën rreth 20 për qind të tregut të përgjithshëm të kriptomonedhave.

Solana

Për sa i përket ‘altcoins’, Solana, e cila kohët e fundit ra 12%, prezantohet si opsioni më i mirë për investim, pasi kërkon të krijojë një rrjet të ri kontratash inteligjente për të konkurruar me Ethereum.

E lançuar në vitin 2020 ajo është ende relativisht e ri, por tashmë ka filluar të marrë një pjesë të mirë të tregut. Mund të konsiderohet si një ndër investimet më të mira.

Binance Coin (BNB)

Kriptomonedha e bursës më të madhe në botë mund të ketë një rritje të madhe gjatë vitit 2022, për sa kohë që është më e lehtë dhe më e lirë për të kryer transaksione. Me zgjerimin e tregut pritet edhe një rritje e saj. Vetë fakti që është coin e Binance, e bën një investim të sigurt.

SAND

Fillimisht e krijuar për të qenë si monedhë e lojërave online në 2021, The Sandbox tani është shndërruar në një kriptimonedhë më komplekse të ndërtuar në rrjetin Ethereum. Transaksionet në Sandbox përdorin gjithashtu systemin Ethereum (ETH) dhe Sandbox (SAND).

SAND konsiderohet si një ndër kriptomonedhat me më shumë të ardhme në 2022.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.