Momenti i “shumëpritur”: Sara dhe Ledri shkojnë në shtëpi me vajzën e porsalindur, i pret një befasi

Reperi i njohur, Ledri Vula u bë baba dy ditë më parë. Partnerja e tij, Sara Hoxha, solli në jetë një vajzë, por çifti portretin dhe emrin e saj nuk e kanë zbuluar ende.

Ledri reagoi për herë të parë në Instagram duke postuar një imazh duke shtrënguar dorën e Sarës, teksa mori urime të shumta nga miqtë e tyre, personazhe publikë dhe nga fansat.

Ndërkohë babai i tij, Agroni ka zbuluar se ata e kanë pritur mbesën shumë ëmbël.
Agroni ka postuar një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil rozë.