Momenti i jashtëzakonshëm kur nëna mbulon fëmijën e saj nga sulmet e qenëve (VIDEO)

Djali kishte qenë në tokë përderisa kafshët i ishin sulur pas për ta sulmuar. Nëna e tij arrin në kohë për ta kapur djalin në dorë por që qenët i ka ende pas.
Duke tentuar ta hapë derën ajo ishte bërë si mburojë për djalin e vogël i cili po sulmohej vazhdimisht nga njëri nga qenët.

Fatmirësisht ata ishin shpëtuar nga fqinjët e tyre të cilët më pas kishin telefonuar policinë dhe qendrën për mirëmbajtjen e kafshëve.

Gruaja ka shpëtuar pa lëndime kurse 2 vjeçi i është nënshtruar një operacioni plastik në fytyrë si dhe ka pasur qepje të shumta nëpër trup.

Policia ka treguar se dy qenët kanë qenë pronë e një shtëpie në afërsi të vendit të ngjarjes.

*Kujdes, mund të përmbajë pamje të ndjeshme për disa shikues!
https://www.youtube.com/watch?v=BUFl1bGnmlE