Momenti i arrestimit të sulmuesit në xhamitë në Zelandën e Re

Të paktën 49 persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën nga sulmi terrorist që ndodhi në dy xhami në Zelandën e Re.

Brenton Tarrant, raportohet të jetë i dyshuari i këtij akti terrorist, i cili filmoi tërë ngjarjen. Ai ka filmuar vetën duke shtënë me armë mbi myslimanët të cilët po falnin namazin e së premtes.

Ai u arrestua nga Policia, ndërsa ka njoftuar se deri më tani ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, derisa dyshon se ka ende të përfshirë që janë të lirë.

Momenti i arrestimit të sulmuesit: