Momenti heroik kur fshatarët e nxjerrin demin nga gropa

Një dem ka ngecur në një gropë me thellësi gjashtë metërshe për orë të tëra.

Fatmirësisht, kafsha është parë nga disa banorë fshati, të cilët angazhuan një bager për ta nxjerrë atë jashtë gropës, transmeton lajmi.net.

Në videon e postuar nga e përditshmja britaneze ‘Daily Mail’, tregohet luga e bagerit duke larguar mbetjet përreth krijesës së ngecur, në mënyrë që të krijojnë hapësirë të mjaftueshme për ta nxjerrë atë.

Megjithatë, ata rrezikojnë ta mbysin atë, për shkak të gurëve të mëdhenj që gjenden përreth saj.

Sidoqoftë, në fund arrijnë ta shpëtojnë me sukses atë.

Ndiqeni momentin heroik më poshtë.