Momenti epik: Merkel harron maskën, kthehet me vrap për ta marrë

Një video është bërë ‘hit’ në internet ku pretagoniste kryesore është Angela Merkel.

Gjatë një seance parlamentare, Merkel ka harruar maskën në foltoren e Kuvendit dhe pasi e ka kuptuar është ngritur nga karrigia me nxitim për ta marrë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur Merkel foli para Bundestagut, duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.

“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm”,- tha Kancelarja në 11 Shkurt.

Pasi mori maskën, kancelarja u rikthye sërish në vendin e saj, por videoja është bërë virale.