Momenti brilant e aterimit të aeroplanit nga stadiumi në Dobrajë gjatë ndeshjes Arbëria – Ramiz Sadiku

Arbëria e zhvilloi dje ndeshjen e radhës në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Skuadra nga Lipjani u përball me Ramiz Sadikun në stadiumin në Dobrajë.

Ndeshja e javës së 12-të në grupin B i takoi Arbërisë 1:0.

Por, gjatë ndeshjes, tifozët dhe dy skuadrat patën pamje fantastike nga qielli.

Duke marrë parasysh afërsinë me aeroportin, kishte shumë aterime të aeroplanëve./FrontOnline/