Momentet para vrasjes së 18-vjeçares

Mediat angleze kanë publikuar momentet para vrasjes së një 18-vjeçare. Në video shfaqet Megan Newton, e cila hyn në banesë sëbashku me personin, që më vonë do të bëhej vrasësi i saj.

Mësohet se ajo e mori Joseph Trevor, djalin e një ish-punonjësi policie, në shtëpinë e saj pasi ai i kishte thënë se kishte pirë alkool e drogë dhe nuk mund të kthehej në shtëpi tek prindërit.

Trevor, tashmë 19 vjeç, duket teksa shoqëron Megan në banesën e saj më 20 Prill të vitit të kaluar. Më pas ai e përdhunoi dhe e goditi të paktën nëntë herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Dy orë pas krimit, Trevor del i qetë nga shtëpia, ndërsa më pas hodhi çelësin e derës së 18-vjeçares në një parkim makinash.