Momente nga Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III

Sot në Mbretërinë e Bashkuar zhvillohet kurorëzimi i mbretit Charles III në Westminster Abbey, i pari në 70 vjet.

Charles bëhet mbreti i 40-të që kurorëzohet në Abbey, ku ka filluar ceremonia. Buckingham Palace synon të simbolizojë stabilitetin e institucionit, duke ndërthurur një mijëvjeçar traditë me elementë më modernë.

Pavarësisht indiferencës fillestare nga britanikët, kurorëzimi po ngjall interes global.

Mbreti Charles dhe Camilla mbërritën në Westminster Abbey në orën 12:53. Jashtë Abbey ata u përshëndetën nga kreu i Kishës Anglikane, Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby, ndërsa hynë të shoqëruar nga Princi William dhe Kate Middleton.

Çifti mbretëror më parë hyri në karrocën shtetërore të jubileut Adamantine drejt Abbey. Karroca Adamantine është karroca mbretërore më e re dhe më moderne, pasi ajo u ndërtua për 60-vjetorin e mbretërimit të Elizabeth. Ai peshon tre tonë dhe tërhiqet nga gjashtë kuaj Windsor Grey.