Momente dramatike! Shkojnë të shpëtojnë serfistin idiot, por ja ç’u ndodh… VIDEO / FOTO

Britania e Madhe vijon të përballet me stuhinë e frikshme “Ciara” që deri tani ka shkaktuar shumë dëme.

Por pamjet e mëposhtme janë me të vërtetë dramatike.

Një varkë rrezikoi seriozisht mbytjen në brigjet e Sussex. Operacioni i shpëtimit mund të kthehej në një tragjedi me mjetin lundrues që po humbiste garën me detin e trazuar.

Operacioni po ndërmerrej nga disa vullnetarë të cilët donin ti shkonin në ndihmë një serfisti idiot që kishte zgjedhur momentin aspak të përshtatshëm për tu matur me dallgët, raporton Syri.net.

Britania e Madhe është mbërthyer nga rrebeshe shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë paralizuar jetën në ishull. Stuhia ‘Ciara’, e cila në mesjavë pritet të godasë edhe Ballkanin Perëndimor, po shkakton dëme të mëdha në vend, ndërsa disa zona vazhdojnë të jenë nën pushtetin e ujit si pasojë e përmbytjeve.