Moment prekës, spitali lejon burrin të takojë gruan në momentet e fundit të jetës, ishin të dy me Covid, në dy pavijone të ndara

Të kapur dorë për dore, me tuba në kokë, Gerry Jarret 79 vjeçar pati mundësinë t’i jepte lamtumirën gruas së tij, Barbaras.

Gjendja e 76 vjeçares u përkeqësua të martën dhe spitali vendosi që të lejojë Gerryn ta takonte atë për herë të fundit ngase çifti i infektuar me Covid-19 ishin në dy pavijone të ndara në spitalin “Frimley Park”, shkruan Indeksonline.

“Babi u fut me karrocë në spital. Ishte i emocionuar, i preku dorën nënës dhe ajo i hapi sytë. Ishte me vetdije nëna dhe fillojë të fliste paksa. Falënderoj spitalin për mundësinë që prindërit e mi të takoheshin për herë të fundit” ka thënë vajza e tyre, Chloe.

Çifti i moshuar janë shtrirë dy javë më parë në këtë spital pas infektimit me Covid-19.