Moment i frikshëm, vajza bie në ujvarë nga 15 metra lartësi

Një vajzë ka rrëshqitur në shkëmbinjë pranë një ujvare dhe ka rënë në të nga 15 metra lartësi.

Heather Friesen kishte pësuar lëndime të rënda nga ky rrëzim, ku kishte thyer 10 brinjë dhe kishte marrë shumë plagë të tjera.

Rrëzimi i 26 vjeçares mund të shihet nga videoja e bërë rastësisht nga vetë ajo, pasi që kamera e saj GoPro ishte e ndezur gjatë atij momenti.

Heather e cila është volejbolliste ka treguar më vonë për aksidentin që kishte pësuar, duke thënë ‘Zbulova se kishte parë edhe të tjerë që kishin rrëshqitur ngjashëm me mua dhe madje kishin mbetur të vdekur, unë e di që zoti e shpëtoi jetën time atë ditë’ përfundoi ajo.