Moment i frikshëm i cili mund të ishte fatal: Paragllajdistit i dëmtohet parashuta dhe xhiron veten duke rënë në tokë

Paragllajdisti zviceran për pak sa nuk e ka pësuar në mënyrë fatale, derisa parashuta e tij është dëmtuar dhe i futet nën këmbët e tij. Mirëpo eksperienca e zviceranit bëri që ai të shpëtojë dhe të mos e pësojë,.

Një paragllajdist ka mundur ta pësojë keq. Derisa po shijonte pamjet e natyrë mbi qiellin e Vaudit në Zvicër, këtij paragllajdisti i ndodhë e papritura.

Derisa ishte duke shijuar peisazhin e bukur të natyrës si dhe bukurin e maleve Pleiades në këtë kanton, paragllajdistit i dëmtohet parashuta.

Parashuta bie në mënyrë të shpejtë nën këmbët e tij dhe litarët e saj humbin baraspeshën, duke bërë që edhe ai vet të bie ngadalë në tokë e që mund të ishte fatale.

I gjithë trupi paragllajdistit mbulohet nga litarët e hollë të parashutës dhe kontrollimi i saj tashmë është i pamundur. Mirëpo përveç aftësive që ai kishte si dhe eksperiencën, paragllajdisti kishte edhe një parashutë tjetër rezervë me vete.

Ai e hapë atë dhe me shpejtësi më të vogël bie në tokë dhe pa pësuar lëndime të rënda.

Më poshtë keni pamjet e këtij momenti të xhiruar nga vet paragllajdisti.