Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se kanë dalë rezultatet e reja për një vaksinë e cila është krijuar për parandalimin e koronavirusit.

Rezultatet e kësaj vaksine kanë rezultuar si 90% efektive për parandimin e COVID-19.

Vaksina është krijuar nga kompania farmaceutike ‘Pfizer’.

Kryetari i firmës, Albert Bourla ka thënë se kjo ditë është historike.

“Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin”, tha Bourla.