Molliqaj thotë Vetëvendosje është shndërruar në PDK 2.0 për disa arsye

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje duke u ikur debateve është shndërruar në një PDK 2.0.

Molliqaj në RTV Dukagjini ka thënë se të aderuarit e ri në Vetëvendosje kanë ardhur për të zhvatur fonde në këtë parti, përcjell Telegrafi.

“Për nga konceptimi i politikës Vetëvendosje është bërë PDK 2.0. Edhe nga numri i njerëzve që po merr nga PDK-ja edhe nga profilet që po merr nga PDK-ja ky koncept qëndron. Grupet që shkojnë nga PDK në VV janë ata që mendojnë se PDK-ja ka devijuar ideologjikisht nga koncepti majtist leninist e enverist dhe grupi i dytë janë ata që nuk kanë mundur të keqpërdorin e shfrytëzojnë pronën publike e tash mendojnë se VV është treni i radhës ku mund të përfitojnë”.

Kandidati për deputetet nga PSD ka thënë se edhe PDK-ja në vitin 2017 ikte nga studiot televizive dhe u mundoke të përfaqësohet nga disa përfaqësues të shoqërisë civile që formalisht nuk ishin në PDK.

“Të njëjtit që kanë mbrojtur PDK-në në vitin 2017 po e mbrojnë Vetëvendosjen tash”, tha Molliqaj.

loading…