Molliqaj thotë se Kurti reagoi për UÇK-në pasi kishte pakënaqësi brenda VV’së

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryetari i VV’së, Albin Kurti, reagoi për arrestimet e krerëve të UÇK-së pasi kishte pakënaqësi brenda VV-së.

“Kurti po thotë se duhet të shpëtohet UÇK-ja, por nuk po jep zgjidhje”, thotë ai.

“Ai e ka mvesh vetën me petkun e shpëtimtarit.. Kurti e pa se ka një tension të brendshëm elektoral në VV, sepse nuk ndërroi asgjë brenda VV’së. Ka elementë brenda VV’së që nuk janë pajtuar me qëndrimin që e ka pasur VV për arrestimin e krerëve të UCK’së. Kjo për shkak se ekziston një krah brenda VV’së që Kurti po mundohet ta shukatë. Por ai do t’i rehatojë me pozita”, shtoi Molliqaj.