Kryetari i PSD-së

Molliqaj thotë se ambasadat në Kosovë po i bëjnë “presion të madh” gjyqtarëve të Kushtetueses për Asociacionin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur dyshime se bashkësia ndërkombëtare përmes ambasadave të tyre në Kosovë, janë duke bërë “presion të madh” ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që t’ia japin “dritën jeshile” formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Molliqaj në “Debat Plus”, ka kërkuar nga gjyqtarët e Kushtetueses që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Unë besoj që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kanë me mbetë në histori. Njëjtë si kryeministri që po ë themelon sikur deputetët e 89-tës kanë votu për suprimimin e autonomisë. Secili gjyqtarë i Kushtetueses që do të votojë që ky draft-statut, është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese… Së pari po i bëj thirrje secilit prej tyre mos ta bëjnë një gjë të tillë, sepse do mbeten pjesë e historisë që do t’i shkaktojnë dëme secilit qytetarët të Kosovës, dhe së dyti është presioni i madh ndërkombëtar, une e them haptas këtë punë”, tha ai.

Sipas tij, “presioni i ambasadave në Kosovë, ndaj Gjykatës Kushtetuese, tashmë është kry…”.

“Presioni u kry. Në bazë të bindjeve të proceseve që i kam përcjellë kështu është gjendja. Ftesë po i bëj secilit gjyqtar me reflektu sepse secili e din që është anti-kushtetues, kjo është përgjegjësi historike e tyre”, ka vijuar Molliqaj.

VIDEO BONUS: