Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së tha se ndonëse ata ishin për taksën ndaj produkteve serbe, përgjegjësia e saj dhe marrëdhënieve me SHBA-në i bie në supe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas tij masa ndaj këtyre produkteve duhet të qëndrojë dhe nuk duhet të pezullohet.

“Ne e shtyjmë agjendën tonë mirëpo prapë po them që ne agjendën e shtyjmë deri te ajo vija ku guxojmë ta shtyjmë. Varet edhe për çka meqë nëse amerikanët thonë zhbëjeni shtetin e Kosovës, atëherë nuk e dëgjojmë. Pra, jo gjithçka duhet t’i dëgjojmë. Unë po them që duhet me pa se çka është presion diplomatik i cili nuk e lëndon këtë marrëdhënie. Nuk them që kjo është blof (presioni i SHBA-së për heqjen e taksës)”, ka thënë Molliqaj.

“Mendoj që përgjegjësia e kësaj pune (taksës) i bie kryeministrit, ajo çka mund të themi është se ka qenë e drejtë. Unë jam që t’i themi po Amerikës por jo për çdo gjë dhe në çdo kohë njëjtë siç jam që t’i themi jo por jo për çdo gjë dhe në çdo kohë”, është shprehur Molliqaj.