Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka quajtur hipokrizi ndryshimin e qëndrimit të liderit të LVV-së, Albin Kurti ndaj Isa Mustafës.

Molliqaj ka thënë se ky bashkëpunim mes LVV-së dhe LDK-së, është joparimor, përcjell Ballkani.info.

Sipas deputetit, dikur Isa Mustafa për Albin Kurtin ka qenë ‘argat i Serbisë’ kurse tani qenka bërë ‘çkapës i shtetit’. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Molliqaj:

Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”.

Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën”.

Shpërndajeni që ta shohin të gjithë këtë hipokrizi!