Molliqaj: Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka komentuar rezultatin e ekspertizës së mjekësisë ligjore nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit, duke thënë se me këtë rasport u shpërfaq më e keqja e sistemit të drejtësisë.

“Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë”, ka shkruar Molliqaj në facebook.

Tutje ai ka kërkuar trajtimin me urgjencë të këtij rasti deri në zbardhjen e plotë.

“Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit!Hetimet duhet të vazhdojne deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit”, ka përfunduar Molliqaj.

loading…