Molliqaj për shtrenjtimin e rrymës: Qeveria është treguar edhe e pamjaftueshme edhe e tepërt me qytetarët

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas shtrenjtimin e rrymës për 14%.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria është treguar edhe e pamjaftueshme edhe e tepërt për qytetarët e saj.

Sipas tij e pamjaftueshme sepse sillte njëtrajtshmëri pa shtresëzime duke i lënë më të varfrit në mëshirën e inflacionit dhe e tepërt sepse na detyroi të paguanim dyfish.

Tutje Molliqaj ka thënë se politikat e qeverisë Kurti janë pasuar me qortime për qytetarë e përkëdhelje për oligarkë.

Postimi i plotë:

Përgjatë mandatit të Kurtit, sot, për herë të dytë, është shtrenjtuar rryma për 14%.

Paradoksalisht, qeveria është treguar edhe pamjaftueshme edhe e tepërt për qytetarët e saj; e pamjaftueshme sepse sillte njëtrajtshmëri pa shtresëzime duke i lënë më të varfërit në mëshirën e inflacionit. E tepërt sepse na detyroi të paguanim dyfish, nga xhepi ynë e buxheti i Kosovës, faturat e rrymës për të ruajtur profitin e një kompanie private.

Politikat e qeverisë Kurti janë pasuar me qortime për qytetarë e përkëdhelje për oligarkë. Sot, ky avaz u vërtetua prapë.