Pas publikimit të disa pamjeve nga Kuvendi i Kosovës, ku gjatë seancës për miratimin e buxhetit deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj shihej duke kontaktuar me ministrin e infrastrukturës, Pal Lekaj dhe shefin e grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifin, ka reaguar Molliqaj.
Molliqaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e vërtetë që partia e tij ka qenë në negociata me partitë në pushtet që t’i përmbushen disa kërkesa me kusht që PSD-ja të votojë miratimin e buxhetit, transmeton Ballkani.info.
Ndër të tjerash, Molliqaj ka thënë se është i gatshëm të publikoj çdo bisedë me cilindo politikan pasi që sipas tij, nuk ka asgjë për të fshehur.
Pas publikimit të SMS-ve të deputetit, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje ku deputetja Albulena Haxhiu përmes një statusi në Facebook, është shprehur e lumtur që këta persona nuk janë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. /Ballkani.info/
Postimi i plotë i deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj:
CDO BISEDË ME CILINDO POLITIKAN MUND TA PUBLIKOJ. SKAM ASGJË PËR TË FSHEHUR.
Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.
Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara.
Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj.







