Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj pras protestës kundër shtrenjtimit të rrymës në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nuk pranojnë çmime të rritura, siç tha ai për llogari të KESCO-s.
Molliqaj ka thënë se sot në sheshet e Prishtinës janë bashkuar kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZRRE, përcjell Demokracia.com.
“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë:
Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime.
Protesta, aksione, tubime.







