Molliqaj pas arrestimit: Na ndanë nëpër dhoma, dikush e ka marrë një shuplakë e dikush më shumë

Dardan Molliqaj, kreu i Partisë Socialdemokrate, ka sqaruar skenarin pas arrestimit të anëtarëve të kësaj partie.

Molliqaj ka thënë se anëtarët e PSD’së u rrahën në stacion të policisë, teksa shton se janë ndarë nëpër dhoma dhe është ushtruar dhunë fizike më tutje në ta.

Ai këto deklarime i ka bërë në RTV Dukagjini.

” Reagimi i policisë ishte jashtëzakonisht në shpërputhje me irritimin potencial që mund të ketë policia e Kosovës. Për fatin e keq, brutaliteti i policisë vazhdoi edhe në korridore, zyrat e policisë së Kosovës, 5 nga ne u rrahën unë, Veton Dragusha, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Natyra Kuçi. Jon nxjerrë nga dhoma, dikush e ka marrë një shuplakë, dikush disa shuplaka”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka diagnostikuar edhe arsyen e, siç thotë ai, rrahjes së zëdhënëses së PSD’së, Natyra Kuçin, si dhe Teuta Rrustës.

“Sulmi ndaj Natyrës dhe Teutës ishte në baza patriarkale. Polici i cili e kishte dënuar pse ka qeshë shumë natën, i njëjti sulmon sot Natyra Kuçin. Kjo nuk është rastësi”, ka thënë ai.