Molliqaj në mbështetje të veteranëve: Qëndresa vazhdon

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar në Facebook pas protestës së sotme të OVL UÇK-së, ku ai u arrestua.

Ai tha se rezistenca e veteranëve është burim shprese.

“Rezistenca e veteranëve është burim shprese për vendin”, tha ai.

“Sot pamë me mijëra veteranë të mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje e seanca, veteranët qëndronin të pak lëkundur”, shtoi ai.

Ai shtoi se cdo pension nën pagën minimale nuk është i mjaftueshëm për kushte bazike të jetesës.  

“Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës. Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive. Qëndresa vazhdon”, përfundoi ai.