Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj përmes një video të publikuar në profilin e tij Facebook është deklaruar rreth arrestimit të tij të sotëm nga Policia e Kosovës.
Molliqaj ka thënë se arrestimi i tij u bë pa asnjë ftesë paraprake për të shkuar në ndonjë gjykatë dhe në kundërshtim me procedurat në fuqi.
“Sot rreth orës 8:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës më arrestoi në banesën time në Prishtinë në të cilën banoi me qira, pa paralajmërim dhe ftesë nga institucionet përkatëse. Më 12 të këtij muaji, ditë e diel, gjykata kishte marrë vendim për arrestimin për rastin që ka ndodhë në vitin 2015, për një protestë që kishim organizu si Lëvizje Vetvëvendosje dhe kjo nuk është një dukuri e zakonshme, pasi që kjo ka ndodhë 4 vite më parë, ndërsa vendimi për arrest vjen ditën e dielë”, thotë Molliqaj.
Deklarata e plotë e Molliqajt:







