Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka sulmuar ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të hënën.
Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se këto dy parti opozitare “nuk po bëjnë asgjë”.
“LDK’ja e VV’ja po bëjnë sehir”, është shprehur Molliqaj, teksa ka thënë se këto parti nuk janë në gjendje as ta kundërshtojnë qeverinë e Ramush Haradinajt.
“Mund të bënin shumë më shumë po të ishin bashkë”, ka vlerësuar deputeti i PSD’së.
Sipas Molliqajt, Kosova “s’ka opozitë”. Ai ka thënë se e vetmja parti opozitare që po angazhohet është partia e tij, duke përmendur hartimin e Ligjit për Dialogun dhe Rezolutën për Dialogun.
“Cili është rezultati i LDK’së e VV’së?”, ka pyetur Molliqaj.







