Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se është lajmi shumë i mirë që Kuvendi po shpërbëhet e vendi po shkon në zgjedhje.
“Paqartësive, shpifjeve e propagandave po iu vjen fundi. Kosovës i duhet ndryshimi dhe i duhet sa më shpejt. PSD do të jetë subjekt i fuqishëm që do ta ndikojë këtë ndryshim. Barazia, mirëqenia e zhvillimi ekonomik do t’ia zënë vendin keqqeverisjes e popullizmit. Gati për zgjedhje dhe të përgatitur për rritje e përgjegjësi”, ka shkruar Molliqaj.
Në ndërkohë, kryetari i Kuvendit të hënën e ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të caktuar seancën ku Kuvendi do të shpërbëhet. /Ballkani.info/
loading…







