Dardan Molliqaj

Molliqaj: Kushtëzimet e Kurtit u shndërruan në kushtëzime për Kosovën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet që i bëri kryeministri, Albin Kurti, sipas tij, po kthehen në kushtëzime për Kosovën.

Molliqaj ka shkruar në Facebook, se Kurti po ankohet që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndërlidhet me procesin e dialogu.

Ai ka përmendur edhe letrën që Kurti ishte zotuar se do t’i plotësojë kërkesat që dalin nga dialogu.

Postimi i plotë:

Kurti ka dërgu letër për anëtarësim në Këshillin e Evropës ku zotohet që do t’i plotësojë krejt kërkesat politike që vijnë nga dialogu i Brukselit.

Sot po ankohet që anëtaresimi i Kosovës në Këshill të Evropës po ndërlidhet me dialogun e Brukselit.

Kushtëzimet e Kurtit u shndërruan në kushtëzime për Kosovën.