Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një deklarimi për media, kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se Kurti nuk është veteran i luftës, duke shtuar se qëllimi i tij është ta përbaltës veteranin e vërtetë.

Ai ka thënë se ka dorëzuar letrën që Albin Kurti kishte dhënë dorëheqje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas tij, ka prova dhe materiale që Kurti ka bërë deklamim të rremë.

“Ne sot kemi bëre kallëzim penal ndaj kryeministrit të Kosovës për deklarim të rremë. Ne kemi bashkangjitur edhe dëshmitë dhe kërkojmë nisjen e hetimeve. Ka edhe prova edhe materiale që kryeministri ka konsumuar vepër penale. Tashmë është e qarë se Kurti ka një synim, ta përbaltë veteranin e vërtetë, ta rris presionin publik në mënyrë që ta ndërrojë një nen të ligjit, ai nen ka të bëjë me pagën minimale. Albin Kurti në këtë proces e ka mashtruar Komisionin Verifikues të Veteranëve. Siç dihet kryeministri Kurti nuk është veteran luftëtar. Ne e kemi dorëzuar letrën që Albin kurti ka dhënë dorëheqje me 2 mars të viti 1999. Ai është arrestuar me 27prill të 1999. Ky nuk është veteran luftëtar, siç e ka statusin. Të gjitha materialet ekzistojnë, kur ka dhënë dorëheqje, kur është arrestuar. Ne i kemi dorëzuar, shpresojë që Prokuroria të nis sa më shpejt punën”, ka thënë Molliqaj.