Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shkak të mos-transparencës për dialogun me Serbinë.

Molliqaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti dhe Bislimi po heshtin për dialogun.

Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

DIALOGU I MBYLLUR RREZIK PËRTEJ DIALOGUT

Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pasaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.

– Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.

– Pa platformë të miratuar në Kuvend.

– Pa raportim në Kuvend.

– Pa dialog me shoqërinë civile.

Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë. Madje, nuk ka as simulim të transparencës.

Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?