Molliqaj: Ishim pro rrëzimit të Kurtit, Qeveria aktuale është harrnim

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ata si parti kanë qenë pro rrëzimit të Qeverisë Kurti edhe në kohë pandemie, me arsyetimin se Kurti e sabotonte dialogun me SHBA-në.

“Pas rrëzimit të qeverisë ne dëshironim të shkonim në zgjedhje aso kohe. Ne kemi qenë pro marrëveshjes në SHBA, por jo edhe pro përmbatjes së saj”, ka thënë Molliqaj.

Duke folur për Qeverinë Hoti, Molliqaj tha se kjo është qeveri e kompromiseve dhe e harrnimeve.

“Është qeverisje e harrnimit dhe nuk ka plan as të jashtëm e as të brendshëm. Sa i përket ekonomisë është një hap palidhje kjo me masat për rimëkëmbje. Masat nuk janë ndërhyrje strukturore në ekonomi, por vetëm shpërndarje e parasë dhe atë shabllon”, tha ai.
Sipas tij, nëse edhe bizneset që kanë pasur fitim në kohë pandemie janë mbështetur me këto masa, atëherë është e dëmshme.

“Kjo është qeveri nga dita në ditë dhe është e brishtë në numra”, tha ai.