Molliqaj: Gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe ambasadorin e Kosovës në Uashington, Ilir Dugollin, në vazhdën e ftohjes së raporteve të Kosovës me SHBA-në.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit që të mos bëjë shantazh.

“Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nëse je kundër! Ambasadori Dugolli njofton nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar me Shtetet e Bashkuara, “brutale” e paska quajtur. Kemi prishje raportesh me aleatë, por do ta kemi edhe Asociacionin drejt autonomisë. Ndërkohë, asnjë shenjë drejt mirëqenies e zhvillimit”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka treguar se gjendja e Ambasadës në Shtet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është pasqyrë e Qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

“Gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti. As nuk shpenzohet për projekte, as nuk shpërndahet për mirëqenie. Ndërkohë, ambasadat janë pa staf. Mendësia është feudale: kursimi krijon fitim. Ka mbetur veç t’i kthejnë paratë në flori dhe t’i mbjellin në tokë për shumim”, ka shkruar tutje Molliqaj.

Postimi i plotë pa ndërhyrje: