Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë ditës së sotme tha se Fadil Lepaja ka qenë ai i cili e ka rekrutuar në SHIK shefin e GP-së së LVV, Glauk Konjufca.
“Viti kur Konjufca ka shërbyer në SHIK ka qenë 2000-2001. Paga është 150 marka. Rekrutimin e ka bërë Fadil Lepaja”, deklaroi në seancën e sotme Molliqaj.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Fadil Lepaja, me ç’rast ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë pjesë ose bashkëpunëtor i SHIK-ut.
“Me përgjegjësi të plotë penale dhe morale deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpuntor, me vetëdije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorur në debate”, ka shkruar në reagimin e tij Lepaja.
Gjatë seancës së sotme Molliqaj tha se Konjufca duhet ta pranojë të vërtetën që ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe të ballafaqohet me të kaluarën e tij.







