Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se partia e tij ka shënuar një rritje mjaft të madhe, derisa shpreh bindjen se PSD-ja do ta kalojë pragun zgjedhor.

Në Rubikon të KTV-së ai ka thënë se dashakëqijtë e PSD-së le të bëhen gati të mërziten pasi kjo parti sipas tij nga dhjetori ka pasur rritje vazhdueshme.

“Nga dhjetori kemi pasur rritje të vazhdueshme. Nga matjet që janë bërë ne do ta kalojmë pragun zgjedhor, prandaj dashakëqijtë e PSD-së le të bëhen gati të mërziten”, ka thënë ai.