Molliqaj: Albin Kurti po rrenë, le t’i bëjë publike pagat brenda VV-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka kritikuar ashpër liderin e VV-së, Albin Kurti dhe ish partinë e tij.

Ai e ka quajtur ‘rrenë publike’ deklarimin e Kurtit se me largimin e grupit të Molliqajt nga VV-ja është zvogëluar pabarëzia sociale.

“Është rrenë publike e Kurtit dhe kjo mund të faktohet dhe i bëjë ftesë publike Vetëvendosjes t’i bëjë publike pagat brenda partisë dhe t’i shihni dallimet”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse gjatë kësaj kohe janë zvogëluar pagat e zyrtarëve të VV-së dhe është ngushtuar hendeku social, ai kërkon falje, transmeton Ballkani.info.

“Në Vetëvendosje është rritur pabarëzia dhe jo vetëm në rrafshin ekonomik, por edhe në atë të demokraciosë. Tash e kemi një njeri që bën shoh në VV dhe të tjerët nuk bëjnë asgjë aty. Një herë e lëshon një deklaratë për Gjykatën Speciale dhe del mbështetje të atyre që janë në Hagë, pas dy javësh e thonë të kundërtën”, ka thënë Molliqaj në “DEBAT”-RTK.

Ai e ka quajtur përiudhë të mirë këtë trevjeçar të largimit nga Vetëvendosje.

“Mirë që kaluan këto tri vjet dhe dhe mund të shihet kujt iu ka rritur pasuria, kush ka ble banesa gjysmë milionëshe, etj., dhe të gjithë e dinë dhe shihen këto. Plot njerëz kanë menduar se aty është ndryshe, por koha e ka treguar të kundërtën dhe po e tregon”, ka thënë Molliqaj, dikur sekretar organizativ në VV. /Ballkani.info/