Molliqaj akuzon Kurtin: Pse mungove në seancën ku duhej ndalur Thaçin (Lista e votimit)

Rezoluta e propozuar nga LDK për dialogun nuk arriti të miratohet sot në Kuvendin e Kosovës. Prezent kishin qenë 75 deputetë, ndërsa vetëm 50 prej tyre kanë votuar pro.

Ndërkaq në anën tjetër deputeti nga PSD-ja Dardan Molliqaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, ku ka kritikuar dy partitë opozitare, për mungesën e disa deputetëve duke thënë se kishin “obligime private”.

Molliqaj ndër të tjera ka përmendur se i përfshirë në këtë grup është edhe një kryetar partie, ndonëse si duket është fjala për Albin Kurtin.

Ja postimi i plotë:

Nga 12 deputetë që ka PSD-ja, të gjithë ishin prezent dhe votuan për rezolutën që ia ndalon Thaçit bisedimet.
Ndërkohë, njëjtë nuk vepruan dy partitë tjera opozitare. Disa deputetë (përfshirë këtu edhe një kryetar partie) nga VV dhe LDK nuk ishin në sallë sepse kishin ”obligime private”.
Tërë ditën flasin se si duhet ta ndalim Thaçin, e në anën tjetër prioritet iu japin ”obligimeve private”.
E rastësishme apo e qëllimshme, mbase nuk është shumë me rëndësi. Ajo që është shumë me rëndësi është se mungesa e vullnetit për veprim dhe bashkëpunim i këtyre dy partive po ia mundëson Thaçit vazhdimin e negociatave krye në vete e pa platformë.

Lista e votimit: