Molliqaj: AKI-ja t’i verifikojë fotografitë e Brovinës, Kuvendi të distancohet

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kuvendi duhet të dalë me një deklaratë distancimi nga ajo që ka ndodh në lidhje me publikimin e fotografisë nga ana e deputetes Flora Brovina.

Ai ka akuzuar edhe ish-kolegen e tij nga Vetëvendosje, Saranda Bogujevcin, që sipas tij tha se “familjarët kanë kërkuar që fotografia të hiqet”.

Deputeti Dardan Molliqaj ka thënë se organet e sigurisë duhet të zbulojnë të vertetën e fotografive të publikuara sot.

“Nuk mendoj se mund të vazhdojë punimet kjo seancë pa u verifikuar informata e asaj se çka ka ndodhur. Për atë që pamë është rrenë. Por le ta verifikojë AKI-ja. Kuvendi duhet të distancohet”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka kërkuar dorëheqje nga të dyja deputetet.

“Nëse dalin të pavërteta deklarimet e të dyja deputetëve edhe i asaj Saranda Bogujevci edhe Flora Brovinës duhet të dyja të japin dorëheqje”, ka thënë Molliqaj.

Unë mendoj që asnjë debat nuk duhet me vazhdu. Kryetari duhet ti mbledhë kryetarët e grupeve paralmentare dhe ta nxjerrë një deklarim. Nëse një gjë e tillë del e pavertetë atëherë dy deputetet duhet të japin dorëheqje.

Kujtojmë se Brovina ka insistuar që fotografia është burimore e luftës në Kosovë dhe se e ka këtë fotografi që nga viti 2003/04.

Ndërsa Bogujevci më herët ka thënë se ajo ka deklaruar se që të hiqen fotografitë kanë kërkuar familjarët e viktimave të tjera, e jo ata në rastin konkret për të cilin foli Brovina.