Mojito, kokteji freskues për ditë të ngrohta

Mes shumë recetave të pijeve freskuese dhe koktejve të ndryshme alkoolike, Mojito-n me siguri e keni dëgjuar të gjithë

Kokteji kubanez, me origjinë që në shekullin e 16, është një frymë e ajrit të freskët në një ditë të nxehtë vere.

Nenexhiku (menta) i trazuar i jep një lloj gjallërie përzierjes së ëmbëlsuar të lëngut të limonit dhe rumit.

Ka shumë gjëra që ju nuk dini ende për Mojito-n:

– Autori Ernest Hemingway i adhuronte Mojito-t, kjo ndoshta për shkak të kohës së madhe që shpenzoi në Kuba.

– Emri Mojito ka origjinë afrikane. Vjen nga fjala “mojo” që do të thotë “hajmali”. Disa besojnë se emri është marrë nga skllevërit afrikanë që punonin në Kuba.

– Më përpara, përdorej edhe për qëllime mjekësore. Piratët e përgatisnin pijen për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

– Ka edhe Mojito me tequila. Edhe pse receta klasike bëhet me rum, jo pak bare e përgatisin koktejin e famshëm me tequila.

Përbërësit:

– 3 gjethe nenexhiku (mente)
– 30 ml rum i bardhë
– 20-25 ml lëng i freskët lime (limoni ngjyrë jeshil)
– 15 ml shurup i thjeshtë (mund të jetë edhe ujë i zierë me sheqer)
– sasi shumë e vogël uji të gazuar/tonik
– copëza akulli

Për dekor: Gjethe nenexhiku, feta të holla lime

Përgatitja:

1. Përzieni nenexhikun në një shaker (ose tundini në një shishe të thjeshtë).

2. Shtoni aty rumin, lëngun e lime, shurupin, akullin dhe tundini të gjithë përbërësit.

3. Vendoseni pijen në një gotë të thellë, bashkë me akullin.

4. Hidhni pak ujë të gazuar sipër.

5. Zbukurojeni gotën me gjethe nenexhiku dhe feta lime.

Shijojeni!