Moisiu, Kurtit: Ardhja e opozitës në pushtet, vlerë e re në fushën e politikës shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili i uroi Kurtit punë të mbarë në qeverisjen e vendit.

Moisiu, siç bën me dije Zyra për Informim e Kryeministrisë, shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, “si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare”.

Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi.

Kurti, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për Moisiun, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen.