Mohammad emri më i popullarizuar në Britani të Madhe

Emrat më të popullarizuara të vitit 2019 të bebeve në Britani janë zbuluar këto ditë, ku vërehet se emrat “klasik” janë rikthyer në modë.

Gjatë viteve të 80-ta emri David ishte mjaft i popullarizuar dhe me kalimin e viteve ai kishte filluar “të zhduket”.

Megjithatë gjatë këtij viti ai është rikthyer ku shumë persona kanë pagëzuar djemtë e tyre me këtë emër, transmeton Telegrafi.

E sa i përket emrave të femrave, Olivia vazhdon të kryesojnë në top 10-ën. Por, ajo çfarë bie më së shumti në sy është emri Mohammad, që po konsiderohet si emri më i popullarizuar në Britani të Madhe.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të 20 emrave më të popullarizuar të femrave dhe meshkujve në Britani.