Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini ka deklaruar sot se pret që autoritetet kosovare të heqin taksën prej 10 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës.

Mogherini këtë e ka thënë në konferencë për media në Bruksel, të mbajtur pas takimit për Stabilizim dhe Asocim të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, është bërë e ditur në sajtin e BE-së, raporton Ballkani.info.

Kosova e ka vendosur para një jave një lloj të sanksionit prej 10 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja si masë reciprociteti ndaj destruktivitetit të Serbisë karshi Kosovës.

Sipas kryeministrit Haradinaj, kjo taksë nuk do të hiqet, ajo vetëm mund të rritet varësisht nga sjellja e Serbisë karshi shtetit tonë.

Deri më tash ka pasur presione të ndryshme që taksa të hiqet, megjithatë institucionet vendore kanë rezistuar.

Për gjashtë ditë sa është aplikuar kjo taksë, në buxhetin e Kosovës kanë derdhur 300 mijë euro, ndërsa ka rënë importi i mallrave nga Serbia. /Ballkani.info/