BE

Mogherini kërkon sërish heqjen e taksës, por nuk e kundërshton Ushtrinë e Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini e ka ftuar edhe një herë Qeverinë e Kosovës që ta tërheqë vendimin për masat ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe ka shtuar se ende beson në mundësinë që dialogut i Kosovës dhe Serbisë do të ketë fund pozitiv me arritjen e marrëveshjes ligjerisht të obligueshme për normalizim.

Federica Mogherini, pas takimit të shefave të diplomacive të BE-së, ka thënë se ministrat evropian i kanë dhënë mbështetje të plotë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Diloagu, megjithatë, iu takon palëve në proces, kurse BE-ja ka ofruar ndërmjetësim, vend, këshilla, por ju mbetet atyre që ta caktojnë agjendën dhe thellësinë e bisedimeve, si dhe fundin e dialogut, e jo vendeve anëtare të BE-së, ka thënë Mogherini në konferëncë për media, transmeton Ballkani.info.

Sipas asaj, ajo që është e rëndësishme dhe që është e qartë nga fillimi, fundin që do ta përshendeste BE-ja është mënyra e përgjithshme e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dhe atë përmes respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Ajo ka shtuar se nuk do të dëshironte ndarje etnike.

“Të jem eksplicite – çfarëdo lëshimesh që do të bëjnë të dy palet, besoj se nuk do të ketë vende etnikisht të pastra. Besoj në multietnicitet, çfarëdo marrëveshje që arrihet”, ka thënë Mogherini.

Mirëpo, ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë kundër Ushtrisë së Kosovës, edhe pse kishte pritje se do të ketë një deklarim të tillë. /Ballkani.info/