Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk ka ndërmend të heq dorë nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe përkundër faktit se në Samitin e Berlinit mori pjesë si e paftuar në vend të Jean-Claude Juncker.

Pas Samitit të Berlinit, ajo ka marrë iniciativë që të takojë në Tiranë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksadner Vuçiqin, gjatë Samitit të Brdo-Brionit, gjatë 8 dhe 9 majit në Tiranë.

Këtë e kanë konfirmuar në Bruksel për tanjug, transmeton Ballkani.info.

“Ministrja e Jashtme e BE-së, do të diskutojë në takime të ndara, me presidentin Aleksander Vuçiq, dhe Hashim Thaçin”, kanë thënë për tanjug.

Nga BE-ja ndër të tjera kanë thënë se Mogherini si ndërmjetësuese ka vazhduar përpjekjet dhe kontaktet me dy palët, që të rifillojnë dialogun për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.

Sipas tanjugt, në Samitin e radhës kushtuar Kosovës, i cili në Paris mbahet në fillim të korrikut, së paku tri gjëra janë plotësisht të qarta: Që BE-ja nuk heqë dorë nga roli i ndërmjetësuesit të vetëm dhe kryesorit në dialog, që Brukseli, por edhe Berlini dhe Parisi, nuk kanë strategji që ta detyrojnë Kosovën që ta heqë taksën dhe palët të rikthehen në tavolinë, që BE-ja kurrë nuk ka qenë e përcaktuar lidhur me ndryshimin eventual të kufijve.

Mogherini si ndërmjetësuese po përpiqet që të ruaj rolin e saj në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë nga Brukseli hezitojnë që të flasin për ndonjë parashikim se kur mund të priten ndryshime për të rifilluar dialogun. /Ballkani.info/