Samiti i BE-së

Mogherini del edhe kundër Ushtrisë së Kosovës, njëjtë si presidenti i Qipros

Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, presidenti qipriot, Nikos Anastasijades dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini kanë folur për problemet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportimeve të fundit, këta të dy kanë folur edhe për taksën kosovare ndaj mallrave serbe e cila e ka “bllokuar dialogun”, si dhe për hapin e Kosovës në transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ata thuhet se Ushtria e Kosovës nuk është e mirëseardhur, por nuk e kanë kundërshtuar më shumë, transmeton Ballkani.info,

“Burimet diplomatike të tanjgut në Këshillin e Evropës thonë se çështjen e Kosovës në samitin në Bruksel e ka ngritur presidenti i Qipros, Nikos Anastasijades i cili duke iu drejtuar liderëve të BE-së ka thënë se kjo iniciativë ka ardhur pas vizitës që Nikozisë i bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, raporton kjo media. /Ballkani.info/