Moderatroja bën gabimin e madh: Shakespeare vdiq pasi mori vaksinën e koronavirusit

Folësja e lajmeve, Noelia Novillo, në televizioni argjentinas ka bërë gafë teksa po raportonte live, duke thënë se shkrimtari i famshëm anglez, William Shakespeare, ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën Covid-19.

Spikerja ngatërroi shkrimtarin e njohur me njeriun e parë britanik, që mori vaksinën Pfizer, 5 muaj më parë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar, Coventry, informon prestigjozja Guardian. Ndërsa, William Shakespeare ka vdekur më 1616.

Në edicionin informativ gazetrja tha: “Ne po shkojmë në lajme që na lënë të gjithë pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij. Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze  për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit . Ka vdekur në Angli në moshën 81 vjeç.”

Menjëherë video e gafës së gazetares u bë virale në rrjete sociale.